Shkëmbimi i hapur i informacioneve, i domosdoshëm për të parandaluar përhapjen e Covid-19

Azia

Shkëmbimi i hapur i informacioneve, i domosdoshëm për të parandaluar përhapjen e Covid-19

Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:47
Ilustrim

Zëdhënësja e MPJ-së kineze Mao Ning u shpreh të enjten se qysh nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Kina përgjithmonë me qëndrim të hapur ndan të dhënat përkatëse me komunitetin ndërkombëtar, ndau në kohën e parë renditjen gjenetike të koronavirusit novel dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve të vendeve të ndryshme.

Mao prezantoi që Kina me afat të gjatë mban komunikime të ngushta dhe të rregullta me OBSH-në. Që nga njoftimi i parë për pandeminë, të dyja palët kanë bërë së paku 60 herë shkëmbime teknike në çështjet anti-epidemike. Krahas kësaj, kohët e fundit, Kina ka ndarë edhe rastet e infektimit dhe renditjen gjenetike të virusit nëpërmjet databazës GISAID.

“Sipas një njoftimi të OBSh-së më 4 janar, të dhënat e gjenomit të virusit të dhëna nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës tregojnë se varianti mbizotërues në Kinë është në përputhje me renditjen e gjenomit nga udhëtarët nga Kina të infektuar me virusin e paraqitur nga vendet e tjera dhe asnjë variant i ri apo ndryshim me rëndësi nuk u vu re. Situata e COVID-19 në Kinë është nën kontroll. Kina do të vazhdojë të mbikëqyrë nga afër ndryshimet e mundshme të virusit, të publikojë informacionin përkatës në kohën e duhur dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të përballuar sfidën e COVID-19”, tha zëdhënësja.

Mao vuri në dukje që OBSH-ja është shprehur shumë herë që Kina dhe OBSH-ja kanë bërë shkëmbime shumë të mira teknike dhe kanë patur efekte pozitive. Të dhënat nga pala kineze kanë ndihmuar shkencëtarët e palëve të njohin gjendjen e mutacionit të virusit dhe ka krijuar besim tek Kina në qarkun ndërkombëtar të shkencës.

“Tani, gjendja epidemike në Kinë është nën kontroll. Me përmirësimin e masave anti-epidemike, ne do të vazhdojmë shkëmbime teknike me OBSH. Shpresojmë që sekretariati i OBSH-së të mbajë qëndrim shkencor, objektiv dhe të drejtë dhe të luajë rolin pozitiv për përballimin global të kësaj pandemie,” thotë Mao Ning në një konferencë për shtyp në Pekin.

Pasi Kina optimizoi dhe rregulloi politikat e saj kundër epidemisë në fund të vitit të kaluar, rendi ekonomik dhe shoqëror është rivendosur me një ritëm të përshpejtuar. Bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi e ka mirëpritur këtë si një nxitje pozitive për ekonominë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat