Protesta në Izrael, kundërshtohet programi qeverisës i Netanyahut

Azia

Protesta në Izrael, kundërshtohet programi qeverisës i Netanyahut

Më: 8 janar 2023 Në ora: 08:03
Protesta në Izrael në Izrael

Mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj planeve të qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protestuesit thonë se planprogrami i Netanyahut kërcënon demokracinë dhe lirinë. Ata u mblodhën në qytetin e Tel Avivit të shtunën, disa ditë pasi u betua qeveria më e djathtë dhe më konservatore fetare në historinë 74-vjeçare të vendit.

“Demokracia në rrezik”, “Së bashku kundër fashizmit dhe aparteidit”, si dhe “Strehimi, Jetesa, Shpresa”, janë sloganet që ishin të vendosura në pankartat e protestuesve.

Protesta u drejtua nga anëtarë të krahut të majtë dhe palestinez të parlamentit izraelit, Knesset. Ata kritikuan ministrin e Drejtësisë, Yariv Levin, i cili të mërkurën bëri të ditur se do të riformojë sistemin gjyqësor. Sipas protestuesve, ky veprim i Levin do të dobësojë Gjykatën Supreme të Izraelit.

Kritikët e akuzuan qeverinë se i shpalli luftë sistemit ligjor, duke thënë se plani do të përmbysë sistemin e kontrollit dhe të ekuilibrit të Izraelit, si dhe do të minojë institucionet e tij demokratike.

Protestuesit të shtunën gjithashtu bënë thirrje për paqe dhe bashkëjetesë midis hebrenjve dhe banorëve palestinezë të vendit, shkruan AlJazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat