​Kryeministri i Irakut: Trupat e NATO-s dhe SHBA-së janë ende të nevojshme në Irak

Azia

​Kryeministri i Irakut: Trupat e NATO-s dhe SHBA-së janë ende të nevojshme në Irak

Më: 15 janar 2023 Në ora: 15:23
Kryeministri irakian Mohammad al-Sudani

Kryeministri irakian Mohammad al-Sudani tha sot se ai mbështet qëndrimin e pacaktuar të trupave amerikane në Irak dhe se nuk ka caktuar ende një datë për tërheqjen e tyre.

Duke folur për trupat amerikane dhe të NATO-s, të cilët trajnojnë dhe mbështesin njësitë irakiane në luftën kundër Shtetit Islamik, por që kryesisht qëndrojnë jashtë konfrontimit të drejtpërdrejtë, Sudani tha se prania e trupave të huaja është ende e nevojshme.

"Duhet më shumë kohë për të eliminuar Shtetin Islamik," tha Sudani.

Ai deklaroi se Iraku planifikon të zhvillojë marrëdhënie me SHBA-të të ngjashme me ato të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Gjirit Persik dhe prodhuesve të naftës dhe gazit natyror dhe se në këtë kontekst do të dërgojë një delegacion në bisedimet në Uashington.

“Nuk mendoj se është e pamundur. Iraku mund të ketë marrëdhënie të mira me Iranin dhe SHBA-në," tha Sudani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat