​Iran: Arrestohet shtetasi gjerman për fotografimin e vendeve të ndjeshme

Azia

​Iran: Arrestohet shtetasi gjerman për fotografimin e vendeve të ndjeshme

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Autoritetet iraniane kanë arrestuar një shtetas gjerman për fotografimin e “qendrave të ndjeshme të naftës” në provincën jugore të Khuzestanit, raportojnë mediat lokale.

Gazeta iraniane Jam-e Jam raportoi sot se një shtetas gjerman u arrestua teksa po fotografonte objektet e naftës Omidiya.

Pas shpërthimit të protestave disamujore për vdekjen e Mahsa Amini në paraburgim në mes të shtatorit, Irani arrestoi dhjetëra shtetas të huaj.

Aty përfshihen ata nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Holanda, për shkak, siç shpjegohet, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat