Front i ri kundër Kinës? Koreja e Jugut i fal Japonisë dëmshpërblimet e luftës

Azia

Front i ri kundër Kinës? Koreja e Jugut i fal Japonisë dëmshpërblimet e luftës

Më: 6 mars 2023 Në ora: 23:24
Ministri i jashtëm i Koresë së Jugut

Koreja e Jugut ka hequr dorë nga kërkesa që kompanitë japoneze të paguajnë kompensim për punëtorët që janë detyruar të punojnë gjatë kohës së luftës, si një përpjekje për të shpëtuar marrëdhëniet me vendin fqinj dhe për të formuar një front të bashkuar kundër Kinës.

Qeveria e Yoon Suk-yeol njoftoi të hënën pagesat për ish-punëtorët do të jepen nga qeveria e tij.

“Në çdo fushë, nga siguria te ekonomia, ne duhet të punojmë ngushtë me Japoninë, duke pasur parasysh peizazhin politik global dhe një sërë krizash komplekse rreth tij. Është në interesin tonë më të mirë të fillojmë të rregullojmë lidhjet e prishura me Japoninë. Ky është shansi ynë i fundit për ta parë këtë të ndodhë”, tha ministri i jashtëm i Koresë së Jugut pas njoftimit.

Presidenti Biden deklaroi se vendimi shënoi një kapitull të ri novator të bashkëpunimit dhe partneritetit midis dy prej aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

“Hapat e tyre do të na ndihmojnë të mbështesim dhe avancojmë vizionin tonë të përbashkët për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Vendet tona janë më të forta dhe bota është më e sigurt dhe më e begatë kur qëndrojmë së bashku,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat