Irani dhe Arabia Saudite pajtohen pas ndërmjetësimit të Kinës

Azia

Irani dhe Arabia Saudite pajtohen pas ndërmjetësimit të Kinës

Më: 10 mars 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar të premten që t’i rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe t’i rihapin ambasadat pas disa vitesh tensione midis dy shteteve.

Kjo marrëveshje u arrit në Pekin këtë javë në kuadër të Kongresit Kombëtar të Popullit, dhe paraqet një fitore madhore diplomatike për kinezët teksa shtetet e Gulfit e perceptojnë largimin gradual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga pjesa më e gjerë e Lindjes së Mesme.

Një lajm i tillë po ashtu vjen kur diplomatët po tentojnë që t’i japin fund një lufte një Jemen, një konfliki në të cilin janë të përfshirë thellësisht Irani dhe Arabia Saudite.

Të dyja shtetet e kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët me Kinën në kuadër të marrëveshjes, që duket ta ketë ndërmjetwsuar këtë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat