Iran, arrestohen mbi 100 persona përgjegjës për helmimet masive në shkolla

Azia

Iran, arrestohen mbi 100 persona përgjegjës për helmimet masive në shkolla

Më: 12 mars 2023 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Iran në lidhje me helmimin masiv misterioz të nxënëseve që ka tronditur vendin, kanë njoftuar autoritetet iraniane.

Mbi 100 persona të dyshuar si përgjegjës për incidentet në shkolla janë identifikuar, arrestuar dhe janë duke u marrë në pyetje”, tha ministria e brendshme e Iranit në një deklaratë, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve Irna.

Ministria nuk dha informacione të mëtejshme për të dyshuarit, të cilët u arrestuan në disa provinca, duke përfshirë Teheranin dhe Qomin, në Iranin verior, Azerbajxhanin Lindor dhe Perëndimor, Iranin veriperëndimor, apo edhe ato të Kurdistanit dhe Hamadanit në pjesën perëndimore të vendit.

Megjithatë, ministria sqaroi se “midis të arrestuarve”, disa kishin “motive armiqësore” që synonin “mbjelljen e një klime frike mes studentëve dhe mbylljen e shkollave”. Ministria foli gjithashtu për “lidhje të mundshme me organizatat terroriste”, duke iu referuar “Muxhahedinëve të Popullit”, një grup disidentësh iranianë në mërgim.

Në deklaratën e saj, ministria shpreh kënaqësinë se “për fat të mirë që nga mesi i javës së kaluar, numri i rasteve është ulur ndjeshëm dhe nuk ka asnjë rast të ri të sëmundjes së studentëve”.

Që nga fundi i nëntorit kur shpërtheu ky rast, shumë shkolla, shumica e të cilave janë vajza, janë përballur me helmime të papritura, të cilat kanë shkaktuar sëmundje dhe të fikët, e ndonjëherë edhe shtrimin në spital të nxënësve.

Autoritetet thonë se kanë regjistruar një total prej 5,000 raste të nxënësve të prekur në rreth 230 shkolla në 25 nga 31 provincat e vendit.

Pas shtimit të rasteve, prindërit e nxënësve dhe banorët u mobilizuan për të shprehur shqetësimin e tyre dhe për t’i kërkuar autoriteteve të marrin masa.

Më 6 mars, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, iu drejtua botës duke bërë thirrje për dënime të rënda, duke përfshirë dënimin me vdekje, për ata që ishin përgjegjës për helmimet, të cilat ai i përshkroi si “krime të pafalshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat