Festivali i Zjarrit në Iran/ 11 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur

Azia

Festivali i Zjarrit në Iran/ 11 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:44
Iran

Të paktën 11 persona u vranë dhe më shumë se 3,500 u plagosën në qytete të ndryshme gjatë festës Charshanbesuri, një festë tradicionale që bie në natën para të mërkurës së fundit para Vitit të Ri iranian.

Kështu deklaroi Jafar Miadfar, kreu i Organizatës Kombëtare për Emergjencat Mjekësore, duke folur në një fjalim në televizionin shtetëror për incidentet e ndodhura gjatë festimeve.

Festa konsiderohet pagane nga shumica dërrmuese e klerit shiit dhe shefi i policisë kishte bërë të ditur se e konsideronte ngjarjen “të rrezikshme”.

Gjatë festivalit, pjesëmarrësit kërcejnë mbi zjarre për t’u pastruar dhe për të larguar shpirtrat e këqij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat