E rëndë, autobusi përplaset me kamionin në Egjipt, humbin jetën 25 persona, plagosen 23 të tjerë

Azia

E rëndë, autobusi përplaset me kamionin në Egjipt, humbin jetën 25 persona, plagosen 23 të tjerë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Egjipt, ku si pasojë kanë humbur jetën 25 persona dhe janë plagosur 23 të tjerë.

Mediat e huaja shkruajnë se një autobus është përplasur me një kamion ku si pasojë kanë humbur jetën 25 persona.

Sipas hetimeve paraprake aksidenti ka ndodhur në rrugën Karga – Assiut në drejtim të Kajros, ku autobusi i një kompanie transporti turistik është përplasur me një kamion rimorkio dhe është përmbysur.

Përplasja ndodhi rreth 400 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit egjiptian, në rajonin e Luginës së Re në kufi me Libinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat