Ministri i Jashtëm i Kinës tregon rrugëdaljen nga lufta: Të jemi të qetë në kërkim të zgjidhjes politike në Ukrainë

Azia

Ministri i Jashtëm i Kinës tregon rrugëdaljen nga lufta: Të jemi të qetë në kërkim të zgjidhjes politike në Ukrainë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:49
Qin Gang

Ministri i Jashtëm i Kinës ka paralajmëruar kundër një pikëpamjeje “emocionale” të luftës në Ukrainë, duke theksuar se “e vetmja rrugëdalje është të qëndrojmë të qetë dhe racional dhe të krijojmë kushte për një zgjidhje politike”.

Komentet ministri i Jashtëm, Qin Gang i bëri gjatë një vizite në Gjermani ku u takua me homologen e tij Annalena Baerbock të martën në Berlin. Përmes një konference për shtyp në Pekin të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Wang Wenbin tha se Qin e përdori udhëtimin për të deklaruar se “Kina nuk është as një konfliktbërëse dhe as pjesëmarrëse në konflikt, por një avokat i paqes dhe një promovues i bisedimeve të paqes.”

Sipas Ministrisë së Jashtme, Qin i kërkoi Gjermanisë “të luajë një rol udhëheqës dhe të parashtrojë propozime konkrete për ndërtimin e një kuadri sigurie evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme”.

Të martën, Baerbock i bëri thirrje Kinës të premtojë se nuk do ta ndihmojë Rusinë të shmangë sanksionet evropiane.

“Është veçanërisht kritike nëse kompanitë ruse të armatimit marrin mallra të lidhura me luftën”- tha ajo, duke shtuar se të gjitha vendet, përfshirë Kinën, duhet të ndërmarrin veprime për të detyruar kompanitë e tyre. “Neutraliteti do të thotë të marrësh anën e agresorit“- tha Baerbock.

Pekini i ka dhënë Moskës një rrugë shpëtimi diplomatik pasi pushtimi rus i Ukrainës e ka parë Moskën të sanksionohet nga qeveritë perëndimore. Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë ose të bëjë ndonjë thirrje publike që Rusia të tërheqë trupat e saj. Në vend të kësaj, zyrtarët e saj kanë thënë vazhdimisht se shqetësimet “legjitime” të sigurisë të të gjitha vendeve duhet të merren parasysh dhe kanë akuzuar NATO-n dhe SHBA-në për nxitjen e konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat