Rriten tensionet në Rripin e Gazës, shkon në 33 numri i të vdekurve

Azia

Rriten tensionet në Rripin e Gazës, shkon në 33 numri i të vdekurve

Më: 13 maj 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një tjetër komandant ushtarak i Xhihadit Islamik  është vrarë nga Izraeli duke e çuar në 33 numrin e palestinezëve të vrarë që nga e marta në shkëmbimin e raketave midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Ndërkohë deri më tani nga këto luftime ka hgumbur jetën një Izrealit. Mediat e huaja shklruajnë se Egjipti, si një ndërmjetës tradicional midis dy palëve, po punon për të ndërmjetësuar një armëpushim për t’i dhënë fund përshkallëzimit të dhunës, më seriozi që nga gushti 2022, midis grupeve të armatosura në Gaza dhe Izrael.

Sipas një burimi palestinez të afërt me negociatat, “Egjipti paraqiti mbrëmjen e së premtes një propozim të ri për një armëpushim”.

“Pala palestineze do ta konsiderojë atë dhe Egjipti pret një përgjigje” nga Izraeli, shtoi ai, ndërsa televizioni shtetëror izraelit raportoi se një propozim “i përmirësuar” egjiptian për një armëpushim ishte bërë ndaj shtetit hebre.

Departamenti i Shtetit mbrëmë “dënoi fuqishëm” sulmin me raketa kundër Izraelit nga Gaza dhe “këmbëngulte në nevojën për të arritur një armëpushim për të shmangur viktima të mëtejshme civile dhe për të rivendosur qetësinë“.

Përleshjet filluan të martën me sulmet izraelite që synonin Xhihadin Islamik, të cilin Izraeli, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar një “organizatë terroriste”.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, 33 persona janë vrarë që nga e marta. Midis tyre ka civilë, duke përfshirë fëmijë, si dhe luftëtarë nga Xhihadi Islamik dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), një grup tjetër i armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat