Cikloni Moka: Stuhia godet Bangladeshin dhe brigjet e Majnmarit

Azia

Cikloni Moka: Stuhia godet Bangladeshin dhe brigjet e Majnmarit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një ciklon i fuqishëm po godet brigjet e Bangladeshit dhe Majnmarit pasi u intensifikua në ekuivalentin e një stuhie të kategorisë pesë.

Cikloni Moka po sjell shi të dendur dhe erëra me shpejtësi deri në 195 kilometra në orë, të cilat mund të sjellin përmbytje të rrezikshme në tokën përreth Gjirit të Bengalit.

Ekziston frika se mund të godasë kampin më të madh të refugjatëve në botë, Cox’s Bazar, ku jetojnë afro një milion njerëz, raporton BBC.

Parashikuesit paralajmëruan se cikloni Moka mund të jetë stuhia më e fuqishme e parë në Bangladesh në gati dy dekada.Rreth 500,000 njerëz janë evakuuar në zona më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat