Pamje të tmerrshme nga Gaza, një ndërtesë banimi bëhet rrafsh me tokë nga raketa e ushtrisë izraelite

Azia

Pamje të tmerrshme nga Gaza, një ndërtesë banimi bëhet rrafsh me tokë nga raketa e ushtrisë izraelite

Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e shkatërrimit të një ndërtese banimi në Gaza është shfaqur në rrjetet sociale, pak orë përpara se të arrihet një armëpushim mes palëve ndërluftuese.

Ndërtesa u shkatërrua në lagjen Al Zaitoun të qytetit. Luftimet midis organizatave palestineze dhe ushtrisë izraelite kanë vazhduar që nga e marta, dhe ushtria izraelite tha se vrau tre komandantë të Xhihadit Islamik në sulmet ajrore.

Sipas mediave izraelite, armëpushimi është arritur mbrëmë përmes Egjiptit, dhe të dyja palët kanë theksuar se pavarësisht armëpushimit do të jenë vigjilentë.

“Ky armëpushim u arrit me përpjekjet e Egjiptit. Ne falënderojmë Egjiptin dhe vlerësojmë përpjekjet e tyre”, tha një zyrtar i Xhihadit Islamik palestinez.

Me rastin e armëpushimit të rënë dakord, këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit konfirmoi se palët kishin arritur një marrëveshje.

“Me ndërmjetësimin e Egjiptit u ra dakord për një armëpushim. Megjithatë, ushtria jonë do të reagojë në rast të ndonjë sulmi të ri. Nëse dikush sulmon përsëri Izraelin ose na kërcënon, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u mbrojtur”, tha Tzachi Hanegbi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat