Në Japoni është parë një ari me çizme në gojë, një kokë njeriu u gjet pranë tij

Azia

Në Japoni është parë një ari me çizme në gojë, një kokë njeriu u gjet pranë tij

Më: 18 maj 2023 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Autoritetet japoneze po frikësohen se një ari mund të ketë ngrënë një peshkatar pranë liqenit Shumarinai në ishullin Hokkaido, pasi një kokë njeriu u zbulua në zonë dhe një ari u pa me çizme në gojë.

Peshkatari 54-vjeç, Toshihiro Nishikaëa, të hënë shkoi për të peshkuar dhe më nuk u kthye.

Policia raportoi zhdukjen e tij, kurse policia japoneze ka filluar hetimet. Një burrë me varkë tha se të hënën ka parë një ari që kishte në gojë çizme që i përdorin peshkatarët.

Autoritet kanë filluar kërkimin e kafshës që të njëjtën natë u qëllua për vdekje.

E policia gjatë kërkimit të peshkatarit në rajonin përgjatë liqenit, hasi në një kokë njeriu – por pritet që të përcaktohet nëse bëhet fjalë për kokën e Nishikaëit.

Vlerësohet se në ishullin Hokkaido, jetojnë nga 6.500 deri në 10 mijë arinj të murmë.

Autoritet kanë paralajmëruar qytetarët që në rasti të një kontakti me ariun, të qëndrojnë të qetë dhe të mos lëvizin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat