145 të vdekur nga cikloni Moka në Mianmar, mijëra të pastrehë

Azia

145 të vdekur nga cikloni Moka në Mianmar, mijëra të pastrehë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:56
Mianmar

Numri i të vdekurve në Miamnar nga cikloni Moka ka arritur në 145,  sipas një deklaratë të autoriteteve sot duke shtuar se po merrnin masa kundër mediave që raportonin shifra më të larta.

Cikloni goditi Mianmarin dhe Bangladeshin të dielën, duke shkaktuar shi të dendur dhe erëra me shpejtësi deri në 120 milje në orë.

Stuhia më e fortë që ka goditur rajonin në më shumë se 10 vjet shkatërroi fshatra, rrëzoi pemët dhe shkaktoi probleme komunikimi në pjesën më të madhe të shtetit Rakhine, ku qindra mijëra jetojnë në kampe të zhvendosur nga dekadat e konfliktit ndërkombëtar.

Një kryetar i fshatit Rohingya tha për AFP se më shumë se 100 njerëz janë zhdukur vetëm në fshatin e tij pas ciklonit. Një tjetër kryetar fshati pranë Sitwe, tha se të paktën 105 persona humbën jetën në periferi të qytetit.

Në deklaratën e saj, junta e Mianmarit thekson gjithashtu se informacioni i transmetuar nga media, i cili flet për 400 të vdekur, është i “rremë”, ndërsa theksoi se do të merren masa ndaj mediave që e kanë publikuar.

Që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit 2021, junta ka arrestuar dhjetëra gazetarë dhe ka mbyllur mediat që i konsideron kritike ndaj regjimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat