27 persona të zhdukur në Mongolinë lindore për shkak të pluhurit dhe stuhive të borës

Azia

27 persona të zhdukur në Mongolinë lindore për shkak të pluhurit dhe stuhive të borës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 06:08
Foto ilustrim

Të paktën 27 njerëz, kryesisht barinj nomade, janë zhdukur në Mongolinë lindore për shkak të erërave të forta e stuhive të pluhurit dhe borës, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të vendit (NEMA).

Kërkimi për 26 personat e zhdukur në provincën Sukhbaatar dhe një tjetër në provincën Khentii janë aktualisht duke u zhvilluar, tha NEMA në një deklaratë.

Nga mëngjesi i së premtes, stuhitë e forta pluhuri dhe bore filluan të përfshijnë provincat lindore dhe jugore të Gobit të Mongolisë.

Moti i paqëndrueshëm pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme në pjesë të mëdha të vendit, tha agjencia, duke paralajmëruar publikun, veçanërisht barinjtë nomadë dhe shoferët, të marrin masa paraprake shtesë kundër fatkeqësive të mundshme.

Mongolia ka një klimë të ashpër kontinentale pasi erërat e forta, stuhitë e pluhurit dhe borës janë të zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat