Zyrtari indian shteri një digë për ta marrë telefonin e tij

Azia

Zyrtari indian shteri një digë për ta marrë telefonin e tij

Më: 27 maj 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një zyrtar qeveritar në Indi është suspenduar pasi ka urdhëruar që të thahet një rezervuar me ujë për të marrë telefonin e tij.

U deshën tre ditë për nxjerrë miliona litra ujë nga diga, pasi zyrtarit Rajesh Vishwas i kishte rënë telefoni duke bërë një ‘selfie’.

Në kohën kur u gjet, telefoni tashmë ishte dëmtuar.

Vishwas pretendoi se në të kishte të dhëna të ndjeshme të qeverisë dhe se kishte nevojë patjetër për ta marrë, por është akuzuar për keqpërdorim të pozicionit të tij.

Inspektorit të ushqimit i kishte rënë telefoni i tij Samsung me vlerë prej rreth 1,200 dollarë, në digën Kherkatta, në shtetin qendror indian të Chhattisgarh, të dielën.

Pasi zhytësit vendas nuk arritën ta gjenin, ai pagoi për një pompues nafte, tha Vishwas në një deklaratë.

Ai tha se kishte leje verbale nga një zyrtar për të shterur “pak ujë në një kanal aty pranë”, duke shtuar se zyrtari i kishte thënë se “në fakt do të përfitonin fermerët që do të kishin më shumë ujë”.

Pompa operoi për disa ditë, duke zbrazur rreth dy milionë litra ujë thuhet se ishin të mjaftueshme për të ujitur 6 kilometra katrorë tokë bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat