​Kinë, numër rekord i kandidatëve do të hyjnë në provim pranues

Azia

​Kinë, numër rekord i kandidatëve do të hyjnë në provim pranues

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Të dhënat nga autoritetet arsimore të Kinës tregojnë se vendi do të dëshmojë një numër rekord të kandidatëve që do të hynë në provim pranues të nivelit të kolegjit, i njohur si "Gaokao".

Sipas raporteve të mediave lokale, rreth 12.91 milionë kandidatë kanë aplikuar për Gaokao-n këtë vit, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 980 mijë aplikantësh në krahasim me vitin 2022. Shifrat janë cituar nga një deklaratë e lëshuar nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit.

Në vitin e kaluar, rreth 12 milionë të rinj kinezë iu nënshtruan provimit, transmeton Anadolu Agency.

Provimi mbarëkombëtar është planifikuar të zhvillohet në gjysmën e parë të qershorit.

Provimi Pranues në Kolegjin Kombëtar (NCEE) zhvillohet çdo vit në Kinë si një test i standardizuar për regjistrimet në kolegje dhe universitete.

Kina e filloi këtë provim në vitin 1952, me testin e parë të mbajtur në datat 15 dhe 17 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat