Përplasja e tre trenave të premtën përshkruhet si aksidenti më i rëndë me trena në Indi, këtë shekull

Azia

Përplasja e tre trenave të premtën përshkruhet si aksidenti më i rëndë me trena në Indi, këtë shekull

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 11:55
India

Autoritetet indiane bënë thirrje të vazhdueshme më 6 qershor që familjarët të ndihmojnë në identifikimin e mbi 100 trupave që ende kanë mbetur në spitale, pasi 275 njerëz u vranë në përplasjen hekurudhore më vdekjeprurëse të vendit në më shumë se dy dekada.

Incidenti vdekjprurës hekurudhor i 2 qershorit – kur një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash të palëvizshëm, doli nga shinat dhe goditi një tren tjetër pasagjerësh që lëvizte në drejtim të kundërt.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për t’i shpëtuar të mbijetuarit dhe për të pastruar dhe riparuar dëmet, trenat rifilluan të qarkullojnë në atë zonë në lindje të Indisë, mbrëmjen e 4 qershorit.

Deri në mbrëmjen e 5 qershorit, rreth 100 trupa nuk ishin identifikuar ende, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shëndetësisë Shtetërore për ajgencinë e lajmeve, Reuters.

Bijay Kumar Mohapatra, drejtor i Shëndetësisë në Odisha, tha se autoritetet po përpiqeshin të siguronin kontejnerë të akullt për të ndihmuar në ruajtjen e trupave.

Hetimet për incidentin veçse kanë nisur dhe raportimet preliminare tregojnë se një defekt në sinjal ka çuar në përplasje.

Përplasja e tre trenave në mbrëmjen e së premtes, është përshkruar si aksidenti më i rëndë me trena në Indi, këtë shekull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat