Ministri i Jashtëm i Kinës është zhdukur nga opinioni publik – mungesa e tij e zgjatur nxit spekulime rreth “fatit” të tij

Azia

Ministri i Jashtëm i Kinës është zhdukur nga opinioni publik – mungesa e tij e zgjatur nxit spekulime rreth “fatit” të tij

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 17:07
Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang nuk është parë në publik për tre javë, një mungesë jashtëzakonisht e gjatë në një periudhe të ngjeshur të aktivitetit diplomatik në Pekin, duke provokuar spekulime intensive në një vend të njohur për paqartësinë e tij politike.

Qin, 57 vjeç, një diplomat karriere dhe ndihmës i besuar i liderit kinez Xi Jinping, u gradua ministër i Jashtëm në dhjetor, pas një periudhe të shkurtër si ambasador në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Si ministër i Jashtëm, Qin ka bërë “qortime të ashpra” ndaj Uashingtonit pasi marrëdhëniet ranë në një nivel të ri si pasojë e një balone të dyshuar spiune kineze që u rrëzua mbi SHBA.

Ai ka luajtur gjithashtu një rol kyç në përpjekjet e mëvonshme nga të dyja palët për të stabilizuar lidhjet e vështira dhe për të rivendosur komunikimin, duke përfshirë takimin me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Pekin në mes të qershorit.

Por diplomati i profilit të lartë nuk është parë në publik që nga 25 qershori, pasi u takua me zyrtarë nga Sri Lanka, Vietnami dhe Rusia në Pekin.

Në daljen e tij të fundit publike, një Qin i qeshur u pa duke ecur krah për krah me zëvendësministrin e Jashtëm rus Andrey Rudenko, i cili udhëtoi në Pekin për t’u takuar me zyrtarët kinezë pas një kryengritjeje jetëshkurtër nga grupi mercenar Wagner në Rusi.

“Duke pasur parasysh statusin dhe ndikimin e Kinës në botë, është vërtet shumë e çuditshme që ministri i saj i jashtëm nuk është shfaqur në publik për më shumë se 20 ditë”, tha Deng Yuwen, një ish-redaktor i një gazete të Partisë Komuniste, i cili tani jeton në SHBA.

Kur u pyet për mungesën e zgjatur të Qin në një konferencë shtypi të hënën, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze tha se ajo “nuk kishte informacion për të dhënë”, duke shtuar se aktivitetet diplomatike të Kinës po kryhen si zakonisht. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat