Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashihet edhe me ligj

Azia

Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashihet edhe me ligj

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 09:32
Lideri verikorean Kim Jong Un.

Koreja e Veriut e ka rregulluar edhe me ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore.

Ligjvënësit verikoreanë e kanë miratuar dokumentin në Asamblenë Popullore Supreme, sipas medias shtetërore në Korenë e Veriut.

Amendamenti kushtetues është miratuar për “të garantuar të drejtën shtetërore për ekzistencë dhe zhvillim, për përballje në luftë dhe mbrojtje të paqes rajonale dhe globale, përmes zhvillimit të shpejtë të armëve bërthamore në nivel më të lartë”, është cituar të ketë thënë lideri verikorean Kim Jong Un, sipas medias shtetërore.

Kim ka thënë se politika shtetërore për armët bërthamore, tani do të jetë e përhershme për shkak të shndërrimit në ligj.

Armët bërthamore të Phenianit janë arsye pse ky vend përballet me një mori të sanksioneve ndërkombëtare.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë Koresë Veriore testimin e raketave balistike, me çfarëdo rreze veprimi. Disa prej tyre mund të bartin edhe koka bërthamore.

Testimi i raketave lundruese nuk është veprim që sanksionohet.

Megjithatë, edhe këto armë mund të përdoren për bartje të kokave bërthamore./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat