Përmbyset autobusi i shkollës në Izrael, plagosen 33 nxënës

Azia

Përmbyset autobusi i shkollës në Izrael, plagosen 33 nxënës

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një autobus shkolle është përmbysur në Jeruzalem, si pasojë e të cilit janë plagosur dhjetëra nxënës.

33 fëmijë të moshës 8-12 vjeç u plagosën dhe dy janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit në një kryqëzim, në afërsi të qytetit  Beit Shemesh.

Punonjësit e policisë vlerësojnë se drejtuesi i mjetit ka hasur një problem me frenat, për shkak të të cilit autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përmbysur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat