Bolivia prish marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Azia

Bolivia prish marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Nga: A.SH Më: 31 tetor 2023 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Qeveria e Bolivisë po prish marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, përcjell Bota sot.

Ministria e Jashtme e vendit konfirmoi sot masën, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në sulmet e tij në Gaza.

La Paz në mënyrë të ngjashme ndërpreu lidhjet me Izraelin në vitin 2009 në shenjë proteste kundër sulmeve izraelite në enklavën palestineze atë vit.

Marrëdhëniet diplomatike u rinormalizuan vetëm në vitin 2020, nën qeverinë e Presidentes Jeanine Anez.

Ajo u largua në të njëjtin vit dhe u zëvendësua nga presidenti aktual, Luis Arce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat