Ushtria izraelite: Gjërat po përparojnë

Azia

Ushtria izraelite: Gjërat po përparojnë

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 06:22
Foto ilustrim

Ne nuk kemi pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga Izraeli për zgjatjen e armëpushimit katër-ditor, për të cilin Katari, SHBA dhe Hamasi thonë se është rënë dakord, raporton BBC, transmeton "Bota sot".

Në një konferencë për shtyp këtë mbrëmje, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha: "Asgjë nuk është përfundimtare derisa të ndodhë realisht. Gjërat po përparojnë edhe sonte, por kërkohet durim."

Ai vazhdoi: "Familje të dashura, presioni i jashtëzakonshëm nën të cilin ndodheni, stresi dhe pasiguria gjatë këtyre orëve të pritjes janë vazhdimisht në krye të mendjes sonë.

Zemra jonë është për ju. Është detyra jonë të sjellim në shtëpi të gjithë të rrëmbyerit dhe njerëz të zhdukur, qoftë përmes vazhdimit të këtij kuadri, qoftë përmes vazhdimit të fazave të ardhshme të luftës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat