Bejrut, gjendje lufte në kufirin libanezo-izraelit

Azia

Bejrut, gjendje lufte në kufirin libanezo-izraelit

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Luftëtarët e lëvizjes shiite të Hezbollahut të Libanit kanë kryer të paktën tre sulme që shënjestronin postet izraelite pranë kufirit libanez, duke shkaktuar bombardime hakmarrëse, tha sot milicia e mbështetur nga Irani.

Hezbollahu tha se sulmet kishin në shënjestër postet izraelite në Shtoula, Al Baghdadi dhe Ruwaisat Al-Alam, duke pretenduar se kishte kryer goditje të drejtpërdrejta.

Ushtria izraelite tha se disa nga postet e saj ishin në shënjestër të sulmeve nga Libani dhe se në këmbim ajo kishte goditur “burimet e zjarrit”.

Burimet libaneze të sigurisë thanë se artileria izraelite kishte goditur zonat në periferi të fshatrave jugore të Mhaibib, Mais al-Jabal, Aita al-Shaab, Yaroun, Dhaira dhe Alma al-Shaab.

Që nga fillimi i luftës në Gaza, sulmet e përsëritura në kufirin verior të Izraelit kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash.

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të fundit midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës, një qetësi e tensionuar mbizotëroi edhe në kufirin e Izraelit me Libanin, me vetëm disa incidente.

Armëpushimi përfundoi të premten në mëngjes dhe luftimet në Gaza filluan sërish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat