​Japoni: Arrestohet shoferi pasi vrau një zog

Azia

​Japoni: Arrestohet shoferi pasi vrau një zog

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një shofer taksie në Tokio është arrestuar pasi u përplas qëllimisht me një tufë zogjsh dhe vrau njërin prej tyre, ka njoftuar policia.

Taksisti Atushi Ozawa (50 vjeç) ka thënë se ishte i nervozuar sepse zogjtë ishin në rrugë, shkruan JapanTimes.

“Ai përdori veturën e tij për të vrarë një zog muajin e kaluar dhe u arrestua të dielën, më 3 dhjetor, për shkelje të ligjit për mbrojtjen e kafshëve”, sipas policisë japoneze.

Ozawa shkeli gazin dhe përplasi taksinë e tij në një turmë zogjsh me një shpejtësi prej 60 kilometrash në orë.

Zhurma e motorit ka bërë që një kalimtar i befasuar ta denoncojë ngjarjen në polici.

Policia i kërkoi veterinerit që t’i kryente autopsinë zogut dhe u konstatua se shkaku i vdekjes ishte shoku traumatik.

Policia e quajti sjelljen e shoferit të taksisë “shumë keqdashëse” për një shofer profesionist dhe vendosi ta arrestojë atë, raportojnë mediat lokale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat