Ekspertët thonë se më shumë se gjysma e ndërtesave në Khan Younis janë dëmtuar

Azia

Ekspertët thonë se më shumë se gjysma e ndërtesave në Khan Younis janë dëmtuar

Më: 8 prill 2024 Në ora: 22:28
Gaza

Ekspertët kanë thënë se sulmet e Izraelit në Khan Younis të Gazës kanë dëmtuar më shumë se gjysmën e të gjitha ndërtesave në qytet.

Sipas një analize të të dhënave satelitore Copernicus Sentinel-1  më shumë se 55 përqind e ndërtesave të atij qyteti ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar që nga java e kaluar.

Sipas tyre, më këtë përqindje del se janë gjithsej 45 mijë ndërtesa të dëmtuara, shkruan Sky News.

Dëmi atje dhe pjesë të tjera të jugut të Gazës  është dukshëm më i vogël se në veri, ku studiuesit vlerësojnë se 70 përqind e ndërtesave ka të ngjarë të jenë dëmtuar ose shkatërruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat