​Ushtria izraelite kundërsulmon Hezbollahun në Libanin jugor

Azia

​Ushtria izraelite kundërsulmon Hezbollahun në Libanin jugor

Më: 13 prill 2024 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Ushtria izraelite tha të shtunën se avionët e saj luftarakë bombarduan objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor, pasi organizata pro-iraniane kreu një sërë sulmesh brenda territorit të shtetit izraelit mbrëmë.

Në një deklaratë, ushtria tha se "avionët luftarakë nga forcat ajrore shënjestruan njëkohësisht Hezbollahun në katër zona të ndryshme në Libanin jugor".

Ndërtesat që i përkasin Hezbollahut u bombarduan në fshatin Hula, në rrethin Marjayoun, fshatin Beit Lif dhe qytetin Adaissa Al-Taybeh, shtoi ai.

Ushtria pretendoi se forcat e saj gjithashtu hapën zjarr "për të hequr një kërcënim të mundshëm në zonën e Rmeishit".

“Sirenat u aktivizuan më herët sot në veri të vendit nga frika e infiltrimit të një droni armik”, tha ushtria, duke shtuar se detajet janë duke u hetuar.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Hezbollahu mbi pretendimet e ushtrisë izraelite.

Tensionet janë përshkallëzuar përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin që nga ofensiva ushtarake e këtij të fundit në Rripin e Gazës pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Përleshjet e vazhdueshme dhe shkëmbimi i zjarrit thuhet se janë më vdekjeprurësit që nga lufta e tyre në shkallë të gjerë në 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat