Netanyahu pas lirimit të pengjeve: S’do të heqim dorë derisa t’i kthejmë të gjithë

Azia

Netanyahu pas lirimit të pengjeve: S’do të heqim dorë derisa t’i kthejmë të gjithë

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 18:46
Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se forcat izraelite kishin vepruar “kreativisht dhe me guxim” për të sjellë në shtëpi katër pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza.

“Ne nuk do të heqim dorë derisa të përfundojmë misionin dhe të kthejmë në shtëpi të gjithë pengjet – të gjallë dhe të vdekur”, ka thënë ai.

Operacioni është shpëtimi më i suksesshëm i pengjeve nga ushtria izraelite që nga nisja e luftës më 7 tetor dhe mund të lehtësojë një pjesë të presionit me të cilin po përballet Netanyahu për të arritur marrëveshje armëpushimi dhe për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve.

Pas operacionit, ministri izraelit i kabinetit të luftës Benny Gantz shtyu deklaratën që duhej ta bënte të shtunën, në të cilën pritej të njoftonte dorëheqjen nga qeveria.

Katër pengjet u shpëtuan gjatë një operacioni në Gazën qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat