Hamasi: Tre pengje izraelite të vrarë gjatë operacionit të shpëtimit

Azia

Hamasi: Tre pengje izraelite të vrarë gjatë operacionit të shpëtimit

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Krahu i armatosur i Hamasit ka thënë se tre pengje u vranë gjatë operacionit të shpëtimit të Izraelit dje, ku u liruan 4 pengje të tjerë.

Sipas mediave të huaja, në një postim në Telegram, grupi militant tha se një nga robërit e vrarë kishte nënshtetësi amerikane.

“Ju informojmë se kundër këtyre, ushtria juaj vrau tre të burgosur në të njëjtin kamp, ​​njëri prej të cilëve ka nënshtetësi amerikane”, tha Hamasi.

Grupi ndau gjithashtu një video duke paralajmëruar se robërit e tjerë nuk do të lirohen derisa të burgosurit palestinezë të mbajtur në Izrael të lirohen.

Kujtojmë se gjatë operacionit të djeshëm të IDF, u shpëtuan 4 pengje izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat