Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka reaguar pasi Yahya Sinwar është lider i ri i grupit militant palestinez, Hamas.
Kryediplomati izraelit ka deklaruar se zgjedhja e Sinwarit në grupe të grupit është edhe një arsye më tepër për ta eliminuar atë dhe organizatën palestineze.
“Emërimi i krye-terroristit Yahya Sinwar si lideri i ri i Hamasit, për të zëvendësuar Ismail Haniyeh, është një tjetër arsye bindëse për ta eliminuar shpejt atë dhe për ta fshirë këtë organizatë të ndyrë nga faqja e dheut”, shkroi Katz në platformën X.
Sinwar u emërua pasi Ismail Haniyeh u vra në rezidencën e tij në Teheran gjatë javës së kaluar.
Vrasja u raportua se u orkestrua nga Mossad, i cili punësoi agjentë të Gardës Revolucionare iraniane për të vendosur eksploziv nën shtrat vetëm disa orë para se të vritej.
I konsideruar si orkestruesi kryesor i “masakrës së 7 tetorit”, Sinwar është njeriu më i kërkuar i Izraelit në sulmin e tij ndaj Gazës.
Palestinezi 61-vjeçar ndihmoi në krijimin e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Qassam, por u bë i njohur si “kasapi i Khan Younis” për angazhimin e tij në kërkimin dhe gjetjen e spiunëve izraelitë dhe palestinezëve të dyshuar për bashkëpunim.