Televizioni shtetëror iranian përgatit publikun për sulm ndaj Izraelit

Azia

Televizioni shtetëror iranian përgatit publikun për sulm ndaj Izraelit

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Irani duket se po e përgatit publikun për luftë.

Irani po i shqyrton opsionet e tij për t’u kundërpërgjigjur për vrasjen e një udhëheqësi të Hamasit në Teheran, javën e kaluar, të cilën dyshohet ta ketë kryer Izraeli.

Televizioni shtetëror iranian ditëve të fundit ka transmetuar intervista me iranianë, të cilët bëjnë thirrje që Teherani të hakmerret kundër armikut të përbetuar të vendit.

Por, në mesazhe që i janë dërguar Shërbimit iranian të Radios Evropa e Lirë, disa qytetarë të Iranit thonë se kanë frikë nga një luftë e drejtpërdrejtë kundër Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat