Stuhia përmbys një kioskë në Kinë, vriten 6 persona

Azia

Stuhia përmbys një kioskë në Kinë, vriten 6 persona

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një kioskë e një parku në Kinë që u godit nga rrufeja gjatë një stuhie u shemb, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, raportojnë mediat shtetërore.

Aksidenti ndodhi të dielën në Changzhou (lindje), një qytet rreth 150 kilometra në veriperëndim të Shangait.

Dhjetë personat që u plagosën janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua.

Një hetim për aksidentin është duke u zhvilluar, tha televizioni publik kinez ÇTV.

Kina është përballur me ngjarje ekstreme të motit muajt e fundit, veçanërisht shira të dendur në lindje dhe jug të vendit, ndërsa pjesa më e madhe e veriut është goditur nga nxehtësia dhe thatësira e pazakontë.

Ndryshimet klimatike, sipas shkencëtarëve për shkak të emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, i bëjnë fenomene të tilla meteorologjike më të shpeshta dhe më të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat