Hamasi mirëpret kritikat e Bidenit në llogari të Netanyahut

Azia

Hamasi mirëpret kritikat e Bidenit në llogari të Netanyahut

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 19:14
Foto nga takimi

Një zyrtar i lartë i Hamasit thotë se kritikat e Joe Bidenit për Benjamin Netanyahu tregojnë pranimin nga SHBA-ja se kryeministri izraelit po minonte përpjekjet për arritjen e armëpushimit.

Sami Abu Zuhri tha se çdo propozim për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e trupave izraelite do të pranohej nga Hamasi, shkruan skynews.

Por, burime të larta izraelite i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se është “e jashtëzakonshme” që Biden po ushtron presion mbi Netanyahun

Sipas tyre, Neatanyahu i ka pranuar propozimet amerikane ndërsa ato po i kundërshton lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.

Ata thanë se deklarata e presidentit amerikan se udhëheqësi izraelit nuk po bën sa duhet për të siguruar lirimin e pengjeve është e rrezikshme ngase erdhi disa ditë pasi gjashtë pengje, përfshirë një izraelito-amerikan, u gjetën të vdekur në Gaza.

Ndryshe, Biden gjatë ditës së sotme deklaroi se Izraeli dhe Hamasi janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje për pengjet gjersa kritikoi hapur liderin izraelit se ‘po minon marrëveshjen’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat