Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së martës në Kinë. Një autobus shkolle ka përplasur prindërit dhe fëmijët që ndodheshin në ambientet e jashtme të një shkolle, duke shkaktuar 11 të vdekur dhe 13 të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga mediat e huaja, mes viktimave janë gjashtë prindër dhe pesë nxënës.
Nga të plagosurit njëri është në gjendje kritike për jetën, ndërsa për 12 të tjerët gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.
Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e autobusit të shkollës teksa po i afrohej shkollës.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa hetimet për shkaqet e këtij aksidenti tragjik vijojnë.