Katër anëtarë të së njëjtës familje kanë vdekur nga një rrëshqitje dheu të shkaktuar nga tajfuni Yagi pasi stuhia e fuqishme përfshiu Vietnamin.
Media shtetërore tha se tragjedia goditi në provincën malore Hoa Binh të Vietnamit verior rreth mesnatës, raporton BBC.
Një burrë 51-vjeçar ishte në gjendje të shpëtonte nga shtëpia, por gruaja, vajza dhe dy nipërit e tij u ‘varrosën’ kur u shemb kodra, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
Yagi është stuhia më e fuqishme në Azi këtë vit, sipas mediave shtetërore vietnameze, që ka vrarë të paktën 14 dhe plagosur 176 të tjerë.