Sulme ajrore janë raportuar në Sana dhe Hodeidah të Jemenit.
Televizioni Al Masirah i udhëhequr nga lëvizja e Houthi në këtë vend, si dhe banorët e atjeshëm kanë raportuar për shpërthime në këtë vend.
Megjithatë mbetet e paqartë se nga kanë ardhur këto sulme ajrore apo nëse dikush deri më tani ka marrë përgjegjësinë për to.
Në anën tjetër në Liban po vazhdojnë sulmet ajrore nga ana e Izraelit, që po shënjestron militantët e Hezbollahut.
Nga ministria e Shëndetësisë në Liban, thonë se numri i të vrarëve dhe të plagosurve nga sulmet ajrore izraelite është shumë i madh.