Hamas: Të paktën 220 të vrarë pasi Izraeli nisi sulme të gjera në Gaza

Azia

Hamas: Të paktën 220 të vrarë pasi Izraeli nisi sulme të gjera në Gaza

Më: 18 mars 2025 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Një zyrtar nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi deklaroi se të paktën 220 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës, raporton BBC.

Ushtria izraelite tha se po kryente sulme “të gjera” pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit nuk arritën një marrëveshje.

Kjo ishte vala më e madhe e sulmeve që goditi Gazën që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar. Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë së Hamasit në Gaza, raportohet se është në mesin e të vrarëve.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli “do të veprojë kundër Hamasit me fuqi ushtarake në rritje”, ndërkaq Hamasi akuzoi Izraelin për përmbysjen e marrëveshjes së armëpushimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat