Një fëmijë lind në rrugë në Bangkok pasi spitali u evakuua nga tërmeti

Azia

Një fëmijë lind në rrugë në Bangkok pasi spitali u evakuua nga tërmeti

Më: 29 mars 2025 Në ora: 20:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua lindi një fëmijë në një rrugë në Bangkok menjëherë pas një evakuimi nga spitali pas lëkundjeve që u ndien nga një tërmet në Mianmar.

Pacientja ishte e shtrirë në një barelë ndërsa stafi i spitalit e rrethoi derisa ajo lindi foshnjën.

Pacientët nga Spitali Memorial King Chulalongkorn dhe Spitali BNH u mblodhën në një park, disa prej tyre ishin në barela dhe karrige me rrota.

Stafi i spitalit u pa gjithashtu duke u kujdesur për pacientët jashtë spitaleve.

Më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur në Mianmar nga tërmeti i fuqishëm 7.7 ballësh që goditi vendin. Ndërkaq, në Tajlandën fqinje, autoritetet e qytetit të Bangkok thanë se deri më tani gjashtë persona ishin gjetur të vdekur, 26 të plagosur dhe 47 ishin ende të zhdukur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat