Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit Rafah në Gazë pas rinisjes së luftimeve

Azia

Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit Rafah në Gazë pas rinisjes së luftimeve

Më: 31 mars 2025 Në ora: 14:02
Qyteti Rafah

Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra të përgjithshëm për evakuimin e pjesës më të madhe të qytetit jugor të Rafah në Rripin e Gazës gjatë mëngjesit të së hënës.

Ky veprim ka pasuar rinisjen e sulmeve ajrore dhe tokësore nga Izraeli kundër grupit militant Hamas, pas shpalljes nga ky i fundit të përfundimit të armëpushimit më herët gjatë këtij muaji.

Izraeli ka nisur një operacion të gjerë në Rafah, një qytet që ndodhet në kufirin me Egjiptin, vitin e kaluar, duke lënë pas gërmadha të mëdha.

Forcat izraelite kanë kapur një zonë strategjike tampon përgjatë kufirit, duke refuzuar tërheqjen siç ishte parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit. Ata kanë argumentuar se kjo është e nevojshme për të parandaluar kontrabandën e armëve.

Në një zhvillim tjetër, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, emëroi ish-komandantin e marinës, Eli Sharvit, për të drejtuar agjencinë e sigurisë së brendshme, Shin Bet, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë izraelite që pezullon shkarkimin e shefit aktual të kësaj agjencie, Ronen Bar.

Ndërkohë, sulmet ajrore të dyshuara të SHBA-së goditën rreth kryeqytetit të Jemenit, Sanaa, i cili kontrollohet nga rebelët Huthi, duke shkaktuar të paktën një viktimë.

Pas sulmeve intensive të ditëve të fundit, shkalla e dëmeve dhe viktimave nuk është bërë e qartë menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat