Ministria e financave e Kinës ka njoftuar një tarifë prej 84% për të gjitha mallrat e importuara nga SHBA, pasi taksat prej 104% të Donald Trump mbi importet kineze filluan sot.
Kina ka shtuar gjashtë biznese të tjera amerikane në listën e saj të "entiteteve jo të besueshme", thotë ministria kineze e tregtisë. Ajo tha se këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi më datën 10 prill.
Kjo përfshin kompaninë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes Sierra Nevada Corporation, si dhe firmat e inteligjencës artificiale, raporton BBC, përcjell KosovaPress.
“Kjo është një kohë e shkëlqyer për të kaluar në SHBA”, u thotë Trump bizneseve
Në komentet e tij të para që kur Kina njoftoi se do të rrisë taksën e saj për importet amerikane në 84%, presidenti i SHBA Donald Trump po inkurajon kompanitë të lëvizin në SHBA.
"Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur kompaninë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka vonesa mjedisore. Mos prit, bëje tani", ka shkruar në platformën e mediave sociale Truth Social, presidenti i SHBA.
Kujtojmë, Kina ka shtuar gjashtë biznese të tjera amerikane në listën e saj të "entiteteve jo të besueshme", thotë ministria e saj e tregtisë. Kjo përfshin kompaninë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes Sierra Nevada Corporation, si dhe firmat e inteligjencës artificiale.
Kina ka shtuar më parë PVH - kompaninë që zotëron markat e stilistëve Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger - në listë.
E ashtuquajtura "lista e subjekteve jo të besueshme" e bën më të vështirë të bërit biznes në Kinë, pasi kompanitë e përfshira mund të përballen me sanksione dhe gjoba.