OBSH ngre alarmin: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit

Azia

OBSH ngre alarmin: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit

Më: 26 prill 2025 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë

Tedros Adhanom Ghebreyesus madje insistoi në nevojën për të hequr bllokadën izraelite ndaj ndihmës humanitare të vendosur në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Pas njoftimit nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) se të gjitha furnizimet e tij ushqimore në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar të gjithë ndihmën për shtatë javët e fundit, ishin shteruar.

paralajmëroi, duke shkruar në platformën X se “situata është e njëjtë për furnizimet mjekësore, ato po mbarojnë”, duke këmbëngulur se “kjo bllokadë duhet të përfundojë”.

Izraeli ndaloj hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza në 2 mars, pasi përfundoj edhe pjesa e parë e armëpushimit me Hamas

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat