Ministria e Jashtme e Kinës ka publikuar një video në mediat sociale si përgjigje ndaj politikave të presidentit të SHBA-së Donald Trump, duke thënë se Pekini nuk do të tërhiqet në konfliktin tregtar.
Ata e krahasuan politikën amerikane me syrin e një tornadoje kur gjithçka duket e qetë për një moment, por është e qartë se një stuhi edhe më e fortë po vjen.
Në video i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar të kundërshtojë, siç e quajnë “bulizimin amerikan” dhe përmes një sërë shembujsh tregojnë gjoja pasojat negative të dominimit ekonomik amerikan.
Për ilustrim, ata përmendin sesi, sipas tyre, strategjia ekonomike amerikane ka shkatërruar kompani si Toshiba dhe Alstom, ndërsa ka shkaktuar dëme ekonomike afatgjata në disa vende, si Japonia.
"Kina nuk do të gjunjëzohet. Ne nuk do të tërhiqemi. Edhe më të dobëtit do të kenë mundësinë të dëgjojnë zërin e tyre. Sa më e errët të jetë nata, aq më të shndritshëm janë yjet”, thotë transmetuesi në videon e regjistruar në gjuhën angleze.
Mesazhi e portretizon Kinën si një simbol të tregtisë së lirë dhe një partner të besueshëm në skenën globale. Është veçanërisht interesant fakti që SHBA-ja në video quhet “tigër letre” dhe thekson se ky vend nuk përfaqëson shumicën globale.
“Kur bota flet me një zë, Shtetet e Bashkuara mbeten të izoluara”, thuhet në mesazh, duke paralajmëruar se Uashingtoni do të vazhdojë të ndjekë një politikë të paqëndrueshme dhe agresive.