Bombardohen spitali dhe tregu, shtatë të vdekur në Sudanin Jugor

Azia

Bombardohen spitali dhe tregu, shtatë të vdekur në Sudanin Jugor

Më: 3 maj 2025 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Të paktën shtatë persona janë vrarë pasi një spital dhe një treg u bombarduan në Sudanin e Jugut, tha një organizatë bamirëse mjekësore, ndërsa rritet frika për një rikthim në luftë civile.

Mjekët pa Kufij (MSF) thanë se helikopterë luftarakë hodhën një bombë në farmacinë e spitalit që ata drejtojnë në Old Fangak, shtetin Jonglei, duke e djegur atë, përpara se të qëllonin qytetin për 30 minuta. Një dron më pas bombardoi një treg lokal, tha MSF.

Spitali është i vetmi në qarkun Fangak, i cili ka një popullsi prej më shumë se 110,000 banorësh, tha MSF, dhe të gjitha furnizimet e saj mjekësore u shkatërruan, raporton BBC.

Organizata bamirëse e quajti sulmin, i cili la 20 persona të plagosur, një “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat