Koreja e Veriut teston raketat bërthamore, Koreja e Jugut dënon veprimin

Azia

Koreja e Veriut teston raketat bërthamore, Koreja e Jugut dënon veprimin

Më: 9 maj 2025 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Koreja e Veriut konfirmon se ka bërë testimin e raketave në mbikëqyrura nga Kim Jong-un që simulojnë sulme bërthamore.

E Koreja e Jugut e dënoi këtë veprim duke cilësuar si 'një akt të qartë provokimi' dhe i lidhi ato me eksportet e dyshuara të armëve të Koresë së Veriut në Rusi, raporton euronews.

Media shtetërore ka raportuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka mbikëqyrur një seri testesh raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi që simulojnë kundërsulme taktike bërthamore kundër forcave amerikane dhe të Koresë së Jugut.

Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve, testet e së enjtes ishin pjesë e ushtrimeve stërvitore që synonin rritjen e efektivitetit operacional të njësive të raketave nën strukturën e komandës bërthamore të Koresë së Veriut.

Testet përfshinin një sistem raketash balistike të lëvizshme, që i ngjante Iskander-it të Rusisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat