Sulmet izraelite në Gazë lënë të paktën 60 të vrarë

Azia

Sulmet izraelite në Gazë lënë të paktën 60 të vrarë

Më: 20 maj 2025 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Të paktën 60 persona janë vrarë gjatë natës ndërmjet të hënës dhe të martës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, raporton AP.

Ofensiva më e fundit e ushtrisë izraelite vjen në kuadër të përpjekjeve për të liruar dhjetëra pengje që mbahen ende nga Hamasi dhe për të shkatërruar infrastrukturën e këtij grupi palestinez.

Ai është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Pas më shumë se dy muajsh bllokadë të plotë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lejuar hyrjen e një numri të kufizuar kamionësh me ndihma humanitare në territorin palestinez. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat