Lee Jae-myung u betua si presidenti i ri i Koresë së Jugut të mërkurën, pas fitores së tij historike në zgjedhjet e parakohshme.
Ai bëri betimin gjatë ceremonisë së inaugurimit në Asamblenë Kombëtare në Seul, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, përcjellë Anadolu.
Të martën, Lee u zgjodh presidenti i katërmbëdhjetë i vendit në zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga përpjekja e dështuar e ish-presidentit Yoon Suk Yeol për të shpallur gjendjen ushtarake.
Ai siguroi mbi dyzetenëntë për qind të votave, ndërsa Kim Moon-soo nga Partia Popullore në pushtet që po largohet dyzetenjë pikë pesëmbëdhjetë për qind, sipas të dhënave zyrtare. Lee mori mbi 17 milionë vota, transmeton KosovaPress.