Aksident i rëndë në Japoni, dy viktima dhe 12 të lënduar

Azia

Aksident i rëndë në Japoni, dy viktima dhe 12 të lënduar

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan si pasojë e një përplasjeje të një autobusi dhe një kamioni në prefekturën Tokushima në Japoninë perëndimore, tha policia lokale.

Pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 12:30 sipas orës lokale, autobusi u përfshi nga flakët, raporton agjencia Kyodo.

Sipas policisë, pesë pasagjerë të autobusit u plagosën rëndë.

Ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat