Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë turistike që mbante më shumë se 50 persona, përfshirë fëmijë, u mbyt në Gjirin Ha Long, Vietnam.
"Në pasditen e 19 korrikut, varka turistike Wonder Sea me 53 persona në bord u përmbys. Roja bregdetare shpëtoi 11 persona dhe nxori 34 trupa",-raportoi faqja e internetit e lajmeve VNExpress.
Varka mbante 48 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Të paktën 20 nga turistët ishin fëmijë të vegjël.
Varka u përmbys nga një rrebesh i papritur dhe i rrëmbyeshëm që filloi ndërsa ishte në një turne në një Vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
"Mora frymë thellë, notova nëpër një korridor, u zhyta dhe pastaj dola në sipërfaqe. Po bërtisja për ndihmë dhe u tërhoqa në një varkë nga ushtarët që ishin atje",-tha një djalë 10-vjeçar për median shtetërore VietnamNet.
Operacioni i shpëtimit vazhdoi për të gjetur tetë të zhdukurit e mbetur.
Kryeministri Pham Minh Chinh shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe u kërkoi Ministrive të Mbrojtjes dhe Sigurisë Publike të organizojnë operacione kërkim-shpëtimi.