Izraeli tërheq ekipin negociator në Doha, thotë zyra e Netanyahut

Azia

Izraeli tërheq ekipin negociator në Doha, thotë zyra e Netanyahut

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 19:53
Benjamin Netanyahu

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se po tërheq në Izrael ekipin e saj të negociatorëve të armëpushimit në Doha, Katar.

Në deklaratë thuhet se shtë vendosur të kthehet ekipi negociator në Izrael për konsultime të mëtejshme, raporton BBC.

“Në dritën e përgjigjes së dhënë nga Hamasi këtë mëngjes, është vendosur të kthehet ekipi negociator në Izrael për konsultime të mëtejshme”.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit dhe përpjekjet e të dërguarit Ëitkoff për të sjellë një përparim në bisedime”, thuhet tutje në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat